Gjyqi ndaj imamëve, kërcënohet dëshmitari: Do të shihemi jashtë

Tensionohet situata në gjyqin ndaj 9 të pandehurve akuzuar për rekrutimin e shtetasve shqiptarë në Siri për të luftuar përkrah ISIS.

Lajme

20/10/2015 11:10

Shkak është bërë deklarata e dëshmitarit Adriatik Kuçi, i cili ka akuzuar të pandehurit se mashtruan babanë e tij, Mustafa Kuçi për ta dërguar në Siri duke i dhënë 500 euro deri në Turqi.

Ai akuzoi drejtpërdrejtë të pandehurin Bujar Hysa si njeriun që i çoi babanë për të luftuar përkrahë ISIS-it. Kaq ka mjaftuar që familjarët të irritohen dhe të kërcënojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit.

Ndërkohë gjykata është detyruar të boshatisë sallën nga gazetarët dhe kamerat.

Familjarët i janë drejtuar dëshmitarët me fjalët: Me ty do të shihemi jashtë. Nëse e donit kaq shumë luftën e shenjtë mund të shkonit vet në Siri e jo të linit babanë”.

Pas këtyre fjalëve, dëshmitari Kuçi është shoqëruar nga salla e gjyqit me polici duke dalë nga dera e pasme e gjykatës për të shmangur ndonjë përplasje me familjarët e të të akuzuarve.

E pranishme para trupit gjykues në këtë proces ishte edhe dëshmitarja Nazmie Allxhaka, e cila dy seanca me parë i quajti të pandehurit “mjekër pjepër”. Ajo tha se me këtë fjalë nuk ofendonte myslimanët, por ata që predikonin dhunën dhe terrorizmin./ shqiptarja