Gjyqi i Apelit, protesta me pankarta: Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!

Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Lajme

20/04/2018 11:31

Mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit ka një grumbullim njerëzish që kërkojnë lirimin e 11 personave të arrestuar.

“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.