Gjykohet pas 19 vitesh vrasësi i shqiptarit

Fjala është për njërin nga tre personat që akuzohen për vrasje. I akuzuari Murat Y. Është kapur në Bullgari dhe duhet të përgjigjet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje.

Bota

30/05/2016 23:24

Prokuroria në Hanover ka ngritur padinë kundër kurdit Murat Y. (sot 36  vjeçar) për vrasjen e një shqiptari 22 vjeçar nga Kosova, të  kryer plot 19 vjet më parë, në vitin 1997, shkruan bild.de. Krahas tij një shqiptar tjetër ishte plagosur.

Fjala është për njërin nga tre personat që akuzohen për vrasje. I pari prej tyre, Etem U. qe dënuar në vitin 2001 me gjashtë vjet burg për vrasje, transmeton albinfo.ch. Pasi e ka vuajtur dënimin ai jeton në Suedi dhe do të ftohet si dëshmitar në procesin e Murat Y. ndërsa i treti, Feysi Z. Është në arrati që nga ajo kohë.

I akuzuari Murat Y. Është kapur në Bullgari dhe duhet të përgjigjet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje.

Sipas bild.de, vrasja ka ndodhur në kuadër të qërimit të hesapeve në zonën e prostitucionit në Haover.