Gjykim historik në Spanjë

Princesha spanjolle Cristina dhe bashkëshorti i saj kanë hyrë në sallën e gjyqit në Palma de Majorka, ku ka filluar gjykimi historik, ndërsa në bankën e të akuzuarve për herë të parë është ulur një anëtare e familjes mbretërore, që nga rivendosja e mbretërisë në vitin 1975.

Bota

12/01/2016 08:05

Në këtë proces gjyqësor, ku 18 të pandehur, duke përfshirë edhe motrën e mbretit Filipi i VI, princesha Cristina akuzohen për përvetësim të 6.2 milionë euro të fondeve publike, korrupsion dhe evazion fiskal.

Zyra spanjolle për luftë kundër korrupsionit kërkon dënim kolektiv prej më shumë se 100 vjet për të dyshuarit, kurse për vajzën e vogël të ish-Mbretit Juan Carlos, princeshën Cristina, në bazë të dy akuzave kërkon burgim tetëvjeçar.

I akuzuari i parë në këtë rast është burri i saj, Inaki Urdangarin, i cili në bazë të shtatë akuzave të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe shpërdorimit të parave mund të dënohet me 19.5 vjet burg. /Zëri/