Gjykatës Speciale nuk i ngutet për ngritjen e aktakuzave të para

Gjykata Speciala nuk e ka me ngut ngritjen e aktakuzave të para për krime lufte në Kosovë.

Lajme

15/08/2018 18:05

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet sot zëdhënësi i kësaj gjykate, Kris Benet.

“Prokuroria Speciale për Krimet në Kosovë është e vetëdijshme që opinioni e pret me padurim inicimin e aktakuzave të para, të cilat gjithsesi do të bëhen kur të lejohet nga provat dhe rrethanat e nevojshme për të përmbushur standardet më të larta të praktikës ndër-ligjore”, ka thënë Benet.

Tutje, ai ka thënë se për të mbrojtur të drejtat, privatësinë dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë prekur nga aktakuzat, qoftë viktimat qoftë të akuzuaurit, të gjitha vendimet do të merren pas përpunimit të plotë dhe të kujdesshëm të të dhënave, transmeton lajmi.net.

Ai rikujtoi se Zyra e Prokurorit do të zbatoi shumicën e konkluzioneve dhe procedurave të praktikës penale ndërkombëtare të përshkrar në rregullat e miratuara në korrik nga Këshilli i Specializuar.

“Për këto arsye, vendimi për të ngritur aktakuzë nuk mund të nxitet dhe kjo duhet të bëhet me një qëndrim të qartë që do të mundësojë që ai që angazhohet ligjërisht, të angazhohet në një gjykimin të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme”, ka përfunduar Benet.

Kujtojmë se kohë më parë ishte certifikuar edhe lista përfundimtarëve e avokatëve, ku përfshihen 87 profesionistë të drejtësisë nga Kosova, Serbia dhe vendet e tjera./Lajmi.net/