Gjykatat të vërshuara nga lëndët e kontesteve pronësore

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Hamdi Jashari, avokat foli për kontestet pronësore, pasojat e shitblerjeve joformale dhe vonesat e zgjidhjeve të këtyre lëndëve në gjykatat tona.

Lajme

17/11/2017 09:20

Jashari fillimisht sqaroi, se pasojat e shitblerjes joformale janë të mëdha. Ai tregoi se për një kohë, në vitet 1990-ta ka qenë me ligj e ndaluara shitblerja e pronës në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo po sjell pasoja të kësaj natyre edhe sot.

“Edhe sot për shkak të shitblerjeve jo formale numri i lëndëve n gjykata është shumë i madh. Si problem tjetër është marrja e regjistrave të kadastrave në Serbi sepse shitblerjet janë bërë në mënyrë joformale”, tha ai.

Sipas tij gjykatat tona janë vërshuar nga numri i madh i lëndëve për kontestet pronësore, ndërsa stafi nuk është i mjaftueshëm, janë pak në numër por madje edhe jo sa duhet të përgatitur profesionalisht.

Mos zgjidhja e këtyre problemeve gjyqësore po sjell edhe deri te konfliktet në mes palëve me pasoja deri në vrasje.

“Ka raste edhe kur gjykata merr vendim të prerë për një pronë, por vonon ekzekutimi në teren i vendimit dhe pronari nuk mund ta shfrytëzoi pronën e tij, çka më pas sjell deri te konfliktet fizike, këto konflikte faktikisht janë të shpeshta”, tha Jashari.