Gjykata vendosë në favor të “Apple”

Gjykata në New York ka vendosur në favor të Apple dhe rregullave të tyre të protokolleve digitale.

Auto & Tek

01/03/2016 02:18

Gjykatësi federal ka vendosur që “Apple” nuk mund të detyrohet për të ndihmuar në zhbllokim e iPhone-it të një klienti.

Klienti për të cilin bëhet fjalë është një kriminel i cili është marrë me drogë dhe telefoni i sekuestruar mund t’i ndihmojë FBI-së të marrë provat e mjaftueshme për rastin, transmeton lajmi.net.

Por, në këtë vendim, gjykatësi në New York ka vendosur se qeveria nuk ka autoritet legal për të forcuar kompaninë  “Apple”, ose çfarëdo kompanie tjetër, të thyejë protokollet e veta digjitale të sigurisë.

Komapnisë Apple i është kërkuar ndihmë nga FBI për të thyer kodet e sigurisë për t’i nxjerrë të dhënat, ndërsa “Apple” ka thënë se do t’i ndihmojnë të nxjerri ato, deri në atë masë që nuk do të thejnë masat e sigurisë, të vendosur nga vetë ata./lajmi.net