Gjykata vendos rreth të akuzuarit për djegien e kufomave në Krushë të Vogël

Gjykata në Prizren ka marrë vendimin e saj rreth Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël.

Lajme

28/04/2018 13:32

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar paraburgimin prej dy muajsh Darko Tashiqit, të akuzuarit për krime lufte të kryera në Krushë të Vogël të Rahovecit.

Lajmin për caktimin e paraburgimit për Tashiqin e bëri të ditur për KALLXO.com gjyqtari Artan Serjani.

KALLXO.com e siguroi dje aktakuzën ndaj Tashiqit.

EULEX-i e akuzon Tashiqin se në datat 26 e 27 mars 1999 në Krushë të Vogël të Rahovecit dogji trupat e vdekur të një numri personash dhe më pas tat i hodhi në Lumin Drin.

Në Krushë të Vogël atëherë u vranë 70 për qind të meshkujve shqiptarë të fshatit, ndërsa EULEX-i për këtë masakër kishte nisur hetimet në vitin 2013.