Gjykata Speciale tërmet PDK-së

Drejtësia kosovare ka dështuar dhe kjo na ka sjell Gjykatën Speciale. Ish ministri Hajredin Kuçi ka përgjegjësi për dështimin e drejtësisë, Kuçi nuk ka arrit të krijoj një drejtësi kualitative dhe ai ka dështuar, sidomos në rastet penale ku dëshmitarët janë kërcënuar. Kemi kapje te drejtësisë, të shtetit dhe çdo gjëje tjetër, prandaj edhe në mungesë të aftësisë sonë për të krijuar shtet ligjor dhe të drejtë, duhet të turpë rohemi që të huajt të na krijojnë drejtësi..

Lajme

05/11/2016 16:05

Shkruan: Faton MEHMETI

Para një viti u miratua nga Parlamenti i Kosovës, Ligji prej 50 faqesh mbi Dhomat Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar. Pas muajsh të tërë debatesh, protestash në rrugë, spekulime nëpër media dhe vonesa të shkaktuara nga opozita politike. Kjo çështje u negociua midis BE-së dhe Kosovës,por ende nuk ka filluar punën e saj.

Edhe pse ende nuk dihet kur Gjykata Speciale kur do të fillojë me aktakuzat e para, por thuhet se aktakuzat e para nga Zyra e Prokurorit të ri Speciali në Hagë për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të cilat priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2017, disa nga emrat e mundshëm që do të jenë cak i kësaj gjykate përmenden.  Kryesisht përmenden emrat e Kadri Veseli,pastaj  Fatmir Limaj, Agim Çeku, Xhavit Haliti etj. Kjo Gjykatë  do të trajtojë rastet e viteve 1998-99 e madje edhe ato të fazës së parë të pas luftës. Mandati i saj pritet të jetë pesë vjeçar. Ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e veçantë apo speciale, fillimisht ishte prezantuar se ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykata Speciale mund të trondit skenën politike në vend sidomos  PDK-në,që ishin pjesë e lidershipit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, gjatë luftës. Pavarësisht skepticizmit në lidhje me efikasitetin e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave Speciale (e njohur si Gjykata Speciale ) dua të  besoj se ekziston një mundësi që skena politike e Kosovës do të ndryshojë, me kusht që drejtësia të ndiqet në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Përveç akuzave në lidhje me krimet kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, pjesë e sferës së juridiksionit të gjykatës speciale janë edhe vrasjet e motivuara politikisht të kryera nga viti 1998 deri në vitin 2001. Një sërë bashkëpunëtorësh të ngushtë të ish Presidentit  Ibrahim Rugovës, u vranë apo u plagosën në sulme gjatë kësaj periudhe.Këtu përfshiheshin vrasja në e tentativë e anëtarit presidencial të LDK-së Sabri Hamiti në vitin 1998 dhe vrasja e mikut të ngushtë dhe aleatit të Rugovës Enver Maloku, në vitin 1999.

Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes në qeverinë e Rugovës në mërgim, u qëllua gjithashtu për vdekje në Tiranë në vitin 1998, pastaj Ekrem Rexha, i njohur ndryshe edhe si komandanti Drini, Tahir Zemaj, ish-deputeti Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj dhe miku i afërt i Rugovës dhe këshilltari i tij, Xhemajl Mustafa etj . Rreth 100 aktivistë të LDK-së, zyrtarëve dhe mbështetës të shquar janë rrëmbyer, vrarë apo të plagosur midis viteve 1998 dhe 2001. Do të ishte në interes të së tashmës dhe të ardhmës, që këto vrajse të zbulohen dhe personat përgjegjës të marrin dënimin, kusho që të jenë.

Drejtësia kosovare ka dështuar dhe kjo na ka sjell Gjykatën Speciale. Ish ministri Hajredin Kuçi ka përgjegjësi për dështimin e drejtësisë, Kuçi nuk ka arrit të krijoj një drejtësi kualitative dhe ai ka dështuar, sidomos në rastet penale ku dëshmitarët janë kërcënuar. Kemi kapje te drejtësisë, të shtetit dhe çdo gjëje tjetër, prandaj edhe në mungesë të aftësisë sonë për të krijuar shtet ligjor dhe të drejtë, duhet të turpë rohemi që të huajt të na krijojnë  drejtësi..