Gjykata serbe dënon Jonuz Musliun me 40 ditë burg, pasi vendosi flamurin kombëtar në Bujanoc

Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar Jonuz Musliun dhe partinë e tij me 40 mijë dinarë.

Lajme

26/07/2017 16:30

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kreu i LPD-së duhet të zgjedh të bëj pagesën për tri ditë ose të dërgohet në burg për 40 ditë.

Ai është dënuar për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanoc, transmeton lajmi.net.

Gjykata për Kundërvajtje ka lëshuar këtë aktvendim pasi Musliu për dy vjet nuk ka arritur të paguaj gjobën prej 40 mijë dinarë, sipas gjykimit të 23 korrikut 2015.

Pothuajse çdo vit shqiptarët në Luginën e Preshevës gjobiten pasi e festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosin flamujt kombëtar./Lajmi.net/