Gjykata merr vendim për Conor McGregorin

Gjykata e Brooklyn ka vendosur një gjobë prej 50 mijë dollarësh për sportistin irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor pas incidenteve që ai krijoi mbrëmjen e së enjtes, në përfundim të konferencës për shtyp që u zhvillua në prag të eventit UFC-223 (goditi me mjetë të forta autobusin e sportistëve).

Sport

06/04/2018 22:26

Kjo shumë është paguar menjëherë nga njerëzit e ish-kampionit të botës, i cili është liruar dhe më pas ka marrë edhe “OK”-in nga gjykata për t’u larguar nga Amerika dhe të rikthehet në vendlindjen e tij.

E njëjti vendim, por këtë herë me shumën 25 mijë dollarë, është dhënë edhe për Cian Coëley, që ashtu si McGregor u përfshi në kërtë incident dhe më pas të dy sportistët u vetdorëzuan në polici, pasi ndaj tyre u ngrit akuza për dhunë, transmeton telesport.

Pasi u dorëzuan, ata u morën në pyetje nga policia e Brooklyn dhe më pas, në pranga dhe të shoqëruar nga forcat e rendit, u dërguan në gjykatë. Pas një seance të shkurtër dëgjimore, ata paguan gjobën dhe u lanë të lirë nga policia, por irlandezi do të paraqitet sërish para gjykatës më datën 14 qershor.