Gjykata Kushtetuese ta tërheqë vendimin

“Përderisa jam kryetar komune kurrë nuk kam për t’ia bartur në kadastër këto prona Manastirit të Deçanit”, ka thënë Selmanaj.

Lajme

23/05/2016 07:51

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit dy prona shoqërore, “Apliko” dhe “Iliria” mbesin në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Selmanaj ka vlerësuar se ky vendim është i turpshëm, i padrejtë dhe i ndikuar nga politika.

Ai ka thënë se këto dy prona janë asete të rëndësishme për zhvillimin  e ekonomisë dhe turizmit në Deçan.