Gjykata Kushtetuese ka krijuar moment të ri politik

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, me aktgjykimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka krijuar një moment të ri politik, në funksion të fillimit të një dialogu të brendshëm politik.

Lajme

28/12/2015 07:35

Ai tha për ‘Epokën e re’ se mosgatishmëria e subjekteve politike për dialog të brendshëm do ta dëmtojë të ardhmen e vendit dhe të popullit.

Sipas liderit të LB-së, aktgjykimi i Kushtetueses duhet të shërbejë si një doracak apo udhërrëfyes për krijimin e statutit të Asociacionit.