Gjykata franceze shkeli rregullat ndërkombëtare të drejtësisë në rastin Haradinaj

Qëllimi tendencioz i gjykatës franceze dhe shkelje të rregullave ndërkombëtare të drejtësisë në rastin e Ramush Haradinaj.

Opinion

02/03/2017 16:12

Synimi kryesor i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale është përpunimi i mjeteve dhe metodave më anë të të cilave shtetet ndihmojnë̈ njeri-tjetrin, në synimin e përbashkët, ndëshkimin e individë̈ve që kryejnë̈ vepra penale. Një pjesë të rëndësishme në institutin e ekstradimit e zë sot Konventa mbi Ekstradimit e vitit 1954 me dy protokollet shtesë të saj. Me anë të këtij instituti u bë i mundur realizimi i drejtësisë penale, nëpërmjet kapjes së autorëve të veprave penale dhe dhënies së dënimit të tyre në vendin përkatës (shtetin kërkues).

Po ashtu në kuadër të kësaj tematike numërohen sot mbi 25 Konventa e instrumente të tjera të cilat kanë për objekt ndihmën gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale.

Dëshiroj t’i paraqes vetëm disa nene të cilat vërtetojnë shkelje të rënd të drejtësisë franceze në rastin e Haradinajt.

Neni 3

Shkelje politike

  1. Ekstradimi nuk akordohet në rast se shkelja për të cilën është kërkuar konsiderohet nga Pala e kërkuar si një shkelje politike ose si një fakt që lidhet me këtë shkelje.
  2. I njëjti rregull do të zbatohet në rast se Pala e kërkuar ka arsye serioze të besojë se kërkesa për ekstradim është motivuar me një shkelje që përbën faj ordiner, por është paraqitur me qëllim që të ndiqet ose të dënohet një individ për arsye race, feje, kombësie dhe opinioni politik, ose kur pozita e këtij individi rrezikon të rëndohet për njërën apo tjetrën nga këto arsye.
  3. Lidhur me zbatimin e kësaj Konvente, atentati kundër jetës së një kryetari shteti ose një anëtari të familjes së tij nuk do të konsiderohet shkelje politike.
  4. Zbatimi i këtij neni nuk do të cenojë detyrimet që Palët do të kenë marrë përsipër ose do të marrin mbi bazën e çdo Konvente tjetër ndërkombëtare të karakterit shumëpalësh.

Neni 9

“Non bis in idem”

Ekstradimi nuk akordohet kur individi i kërkuar është gjykuar përfundimisht nga autoritetet kompetente të Palës së kërkuar, ose për më shumë të ndonjë gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që është bërë ekstradim më herët dhe personi i mbajtur ose i ndaluar duhet të lirohet sipas këtij neni. Ekstradimi mund të refuzohet nëse autoritetet kompetente të Palës së kërkuar vendosin të mos ndërmarrin ndjekje ose t’u japin fund ndjekjeve që kanë bërë për të njëjtën ose të njëjtat vepra.

Neni 16

Arrestimi i përkohshëm

  1. Në raste urgjente, autoritet kompetente të Palës kërkuese mund të kërkojnë arrestimin e përkohshëm të individit që kërkohet; autoritetet kompetente të Palës së kërkuar vendosin për këtë kërkesë në përputhje me ligjin e kësaj Pale.
  2. Në kërkesën për arrestim të përkohshëm do të shënohet ekzistenca e njërit prej dokumenteve të parashikuara në paragrafin 2, kryerreshti “a” i nenit 12 dhe do të theksohet se për këtë do të dërgohet një kërkesë për ekstradim; aty do të përmendet shkelja për të cilën do të kërkohet ekstradimi, koha dhe vendi ku është kryer ajo, si dhe brenda mundësive të dhënat rreth individit që kërkohet.
  3. Kërkesa për arrestim të përkohshëm do t’u transmetohet autoriteteve kompetente të Palës së kërkuar ose me rrugë diplomatike, ose drejtpërsëdrejti me postë ose me telegram, ose përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), ose me çdo mjet tjetër që lëshon një vërtetim të shkruar, ose që pranohet nga Pala e kërkuar. Autoriteti kërkues do të njoftohet pa vonesë lidhur me rrugën që i është dhënë kërkesës së tij.
  4. Arrestimi i përkohshëm mund të marrë fund në rast se brenda një afati prej 18 ditësh pas arrestimit, Pala e kërkuar nuk ka marrë njoftim për kërkesën e ekstradimit dhe për dokumentet shoqëruese që përmenden në nenin 12; në asnjë rast ajo nuk duhet të kalojë përtej 40 ditëve pas arrestimit. Sidoqoftë, lirimi i përkohshëm është i mundshëm në çdo kohë, por Pala e kërkuar duhet të marrë çdo masë që e quan të nevojshme për të shmangur arratisjen e individit të kërkuar.
  5. Lirimi nuk përjashton një arrestim të dytë dhe ekstradimin në rast se kërkesa për ekstradim mbërrin më vonë.

Duke u mbështetur në këto nene gjejmë shkelje të rënda të gjykatës franceze.

*Autori është aktor dhe skenarist