Gjykata e OKB-së urdhëron Pakistanin që të mos e ekzekutojë një oficier indian – Lajmi.net
Gjykata e OKB-së urdhëron Pakistanin që të mos e ekzekutojë një oficier indian
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:38, 18 May 2017
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka urdhëruar që Pakistani të mos ekzekutojë oficerin indian, i cili është dënuar për spiunazh dhe terrorizëm.

Gjykata e OKB-së në Hagë, ka thënë sot se Pakistani nuk duhet ta aplikojë dënimin me vdekje ndaj Kulbhushan Jadhav.

Presidenti i gjykatës, Ronny Abraham ka thënë se gjykata vendosi në mënyrë unanime që të urdhërojë Pakistanin që “të marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të siguruar që zoti Jadhav të mos ekzekutohet”.

India pretendon se Pakistani ka shkelur të drejtën e Jadhav për asistencë konsullore, pas arrestimit të tij vitin e kaluar.

Pakistani thotë se Jadhav është arrestuar në provincën e Baloçistanit. Nju Delhi mohon se Jadhav ishte spiun dhe pretendon se ai është rrëmbyer nga Irani.

Ky rast ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve fqinje.

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master
  • Play Rock Wheels