Gjykata e New Yorkut shqyrton se a janë shimpanzet persona (Video)

Gjykata e Apelit e shtetit të New Yorkut do të shqyrtojë dhe vendosë se a janë lloji i majmunit shimpanze “persona”, në vend që, si konsideron tash, “gjëra”, në mënyrë që shimpanzet të mos mund të mbylleshin si qenie johumane.

Bota

09/10/2014 01:02

Avokati Steven Vice sot paraqiti argumentet në emër të  Tomyt, i cili jeton i vetëm në një kafaz në qarkun Fulton.

Gjykatësi e miratoi kërkesën e avokatit Vice dhe organizatës së tij “Projekti për të drejtat e jo-njerëzve”, me qëllim që Tomy të lirohet nga kafazi dhe t’iu bashkohet shimpanzeve tjera në qendrën për përkujdesjen e shimpanzeve në shtetin Florida.

Vice tha se kafshët me veti njeriu, sikur që janë shimpanzet, meritojnë të drejtat themelore, ndër të cilat është edhe liria nga mbyllja.

Ai sot kërkoi lirimin edhe të tri shimpanzeve tjera në shtetin e New Yorkut.

Pronari i Tomyt, ndërkaq, tha për gazetën Albany Times-Union, se shimpanza është e lumtur dhe se për argëtim ka televizionin kabllor dhe pajisje muzikore.