Gjykata e BE-së nuk e njeh Hamasin për organizatë terroriste

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e bllokut për të mbajtur Lëvizjen Islamike Palestineze të Hamasit në listën e grupeve terroriste.

Bota

17/12/2014 14:24

Vendimi është bazuar jo në shqyrtimin e veprimeve të Hamasit, por në “fajësimet faktike që rrjedhin nga interneti dhe shtypi”, kanë konstatuar gjykatësit, raporton RFE.

Hamasi kontrollon Gazën dhe ka bërë një luftë 50-ditëshe me Izraelin këtë verë.

Grupi po ashtu është përcaktuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, për shkak të sulmeve dhe refuzimit të tij për të hequr dorë nga dhuna.

Nën statutin e tij, Hamasi është i angazhuar për shkatërrimin e Izraelit. Por, nga mbështetësit e tij shihet si lëvizje legjitime e rezistencës.