Gjurmuesi i jetës nga Sony i njohur si SmartBand, i gatshëm edhe në SHBA

Sony zbuloi gjurmuesin e jetës të njohur si SmartBand më herët këtë vit në CES. Dhe tani kjo pajisje është e gatshme në SHBA për vetëm $99.99 përmes webfaqes së tyre të shitjes.

Auto & Tek

05/06/2014 00:41

SmartBand, sipas Sony, është një pajisje që gjurmon aktivitetet e jetës së njeriut. Monitoron ushtrimet e përditshme të përdoruesit dhe nivelet e stresit, gjumin, gjithashtu jep alarme për thirrje, mesazhe dhe cicërime dhe më pas ju lejon që ta shikoni motin, të shikoni fotografi dhe të dëgjoni muzikë.

Pajisja, që është e përshtatshme me pajisjet Android, do të vibrojë kur të lidhet me celularin. Nëse dëshironi që ta bleni këtë pajisje, ju do të përfitoni një varëse të bardhë heqëse së bashku me dy rripe dore të zeza.

Siç e dini, tregjet e SHBA-së dhe të Kinës nuk janë më synimet kryesore të Sony Mobile. Kompania do të fokusohet më shumë në shitjen e produkteve të saj në dyqanet në Evropë.