Gjuriq vazhdon propagandën e keqe për Kosovën, ja çfarë u tha studentëve të Hong Kongut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriq ka thënë sot (e enjte) se dialogu Kosovë- Serbi ka rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në, siç e quan ai, krahinën jugore serbe (Republikën e Kosovës).

Lajme

25/05/2017 17:40

Më pas, ka theksuar se vendi i tij mbetët i angazhuar sinqerisht për qëndrueshmërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me mjete paqësore, por thotë, si çdoherë, se Kosova mbetet burim latent i jostabilitetit në rajon, transmeton lajmi.net.

Ai para një grupi studentësh nga Universiteti i Hong Kongut, tha se Kosova mbete një burim i fshehur i jostabilitetit në rajon për shkak të gjendjes, siç thotë ai, së vështirë socio-ekonomike, paaftësisë së elitës politike në Prishtinë për t’iu përgjigjur nevojave themelore të qytetarëve, e cila mos aftësi rezulton në forcimin e politikës ekstremiste dhe radikalizmin fetar.

Gjuriq ka thënë, se Serbia ka mbështetjen e vazhdueshme, për çka edhe e falënderon Kinën dhe Rusinë për relacionin e tyre ndaj Kosovës. /Lajmi.net/