Gjuriq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për rajonin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se formimi i Ushtrinë e Kosovës të cilin ai e quajti “formacion të armatosur ilegal në territorin e Serbisë” do të përbënte një kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonit, transmeton lajmi.net.

Lajme

20/04/2017 15:00

Gjuriq ka thënë se vetëm përmendja e  mundësisë së krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës është në kundërshtim të Rezolutës 1244 të OKB-së, mandatit të  KFOR-it dhe Kushtetutën e Serbisë. Sipas tij, kjo është një përpjekje për të nxitur tensione dhe konflikte të reja.

Ai poashtu ka thënë se kjo nuk mund të sjellë asgjë të mirë as për  popullin serb e as shqiptar, e veçanërisht në një kohë, kur sipas tij, bën deklarata në lidhje me rindarjen e kufijve, krijimit të Siç ka thënë ai Shqipërisë së Madhe fashiste në territorin e vendit tonë. /Lajmi.net/