Gjuriq thotë se shqiptarët po nxisin trazira në kohën kur po kërkojnë paqe

“Plagosja e riut serb në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës edhe një herë konfirmoi se në mesin e shqiptarëve në Kosovë ka qendra joformale të pushtetit dhe grupeve të organizuara ekstremiste qëllimi i të cilëve është të prishin përpjekjet për të zgjidhur problemet me Kosovën”, tha sot Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme

26/06/2018 17:26

Ai ka thënë se kjo lloj sjelljeje nuk përkon me atë që do t’i përkonte situatës aktuale ku po kërkohet normalizim mes vendeve, transmeton lajmi.net.

Gjuriq ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të parandaloj përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë në Kosovës dhe të ndëshkohen përgjegjësit për këtë dhe sulmet e tjera gjatë dy muajve në Kosovë.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të demarkacionit komunal në fshatin Suhodoll – që është pjesë e dialogut të Brukselit, pikërisht për shkak të shqetësimit për sigurinë së serbëve, shkruan Blici serb.

Një i ri serb u plagos në këmbë të hënën në një lagje të përzier etnikisht në Suhodoll në pjesën veriore të Mitrovicës. /Lajmi.net/