Gjuriq thotë se aplikimi i Kosovës për UNESCO, paraqet cinizëm politik

Qeveria e Serbisë dhe diplomacia serbe nuk e pranon idenë se Kosova të jetë anëtare e UNESCO-s dhe do të luftojë kundër kësaj, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Republikën e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme

18/07/2015 11:47

Për më tepër ai këtë e ka quajtur “cinizëm të shkëlqyer dhe papërgjegjësi politike nga pala kosovare”, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq ka specifikuar, se diplomacia serbe do të marrë të gjitha hapat që janë në dispozicion për të parandaluar një gjë të tillë.

“Vetë fakti se ata janë përgjegjës për shkatërrimin e faltoreve të shenjta, kurse tani po përpjekën për të marrë përgjegjësi, po për të njëjtat gjëra, është për mua asgjë më shumë se sa cinizëm dhe fyese ndaj të gjithë serbëve”, ka thënë Gjuriq.