Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor – Lajmi.net
Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:34, 28 December 2016
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se “ka pritur vizitën e paparalajmëruar të ministres për Dialog, Edita Tahiri në veri të Kosovës”, siç ka thënë “është kontrabanduar” me një veturë të vjetër “Dacia Logan”.

“Kjo paraqet shfaqje të papërgjegjësisë personale dhe nuk ka arsye që kushdo të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë, ai mund të vijë si qytetare e Serbisë edhe këtu edhe në Beograd që të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore të shtetit, nëse ka diçka të na thotë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ajo si “qytetare e Serbisë mund të nxjerrë dokumente si të gjithë qytetarët tjerë, për këtë ka të drejt”, dhe ka shtuar se shpreson se me rastin e “qëndrimit në territoret e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pagesat t’i bëjë me dinarë, pasi që është e vetmja mënyrë që pagesa të bëhet në pajtim me ligjin”.

Gjuriq ka shtuar se Tahiri, si dhe kryeministrit Isa Mustafa, tentojnë që me mënyrën se si lëvizin nëpër Kosovë ta “marrin” tërë lavdinë.

Këtë provokim Gjuriqi ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet zonjës Tahiri e ka bërë pasi që kjo e fundit ka përuruar sot një zyre të Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Gjuha e Gjuriqit duhet të sanksionohet, kështu që autoritetet kosovare nuk duhet më ta lejojnë të hyjë në Kosovë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO