Gjuriq: Propozimi i Daçiqit për ndarjen e Kosovës, mendim personal

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se propozimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe i diplomatit rus në Kosovë, Andrey Y. Shugurov, për ta ndarë Kosovën, paraqesin vetëm “një mendim personal”.

Lajme

14/10/2014 17:22

Ai për të përditshmen serbe “Novosti” ka thënë se këto deklarata, janë trajtuar si mendime personale edhe nga qeveria serbe, transmeton lajmi.net.

“Këto propozime kanë qenë mendime personale dhe si të tilla janë trajtuar”, ka thënë Gjuriq.

I pyetur nëse mendon që serbët dhe shqiptarët e Kosovës do të kenë mundësi që të bëhen miq dhe aleatë deri në vitin 2015, Gjuriq është përgjigjur shkurt: “pse jo?” por, ka shtuar se të dyja palët, nuk do të pajtohen asnjëherë për statusin e Kosovës.

Ky zyrtar serb është shprehur i bindur se shqyrtimi i kapitullit 35 të kërkesës së BE-së për anëtarësim të Serbisë, e që ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, është pjesa më e komplikuar e negociatave.

“Shqyrtimi i këtij kapitulli është pjesa politike më e vështirë e negociatave, pasi që dihet se Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete të BE-së”.