Gjuriq: Prishtina nuk po i zbaton marrëveshjet

Drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, është takuar sot me deputetët e Bundestagut gjerman dhe anëtarin e Komisionit për Marrëdhënie me BE, Manuel Sarazin.

Lajme

22/05/2018 18:35

Në këtë takim është diskutuar për problemet  me të cilat përballen serbët në Kosovë si dhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

“Dialogu politik mes Beogradit dhe Prishtinës krijon parakushte për marrëveshje dhe stabilitet afatgjatë në rajon, por duhet të shohim pjekuri politike nga ana tjetër për të arritur një marrëveshje me interes për të gjithë”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq gjatë takimit ka thënë se Prishtina nuk e ka përmbushur obligimin e saj për formimin e komunave serbe, duke shtuar se mospërmbushja e kësaj detyre po vonohet tash e pesë vite.  Ndërsa sipas tij, Serbia i ka kryer detyrat e veta./Lajmi.net/