Gjuriq: Nuk do ndalemi se luftuari, Kosova është zemra e Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot gjatë një fjalimi për festën e Vidovdanit në Graçanicë, ka thënë se Serbia nuk do të heq kurrë dorë nga Kosova, sipas tij arma më e madhe e tyre është këmbëngulja.

Lajme

28/06/2017 14:30

Më tutje ka thënë, se kurrë Serbia nuk do të heq dorë së luftuari për Kosovën, shkruan KIM, transmeton lajmi.net.

“Qëllimi i ekzistencës së vendit tonë, arsyeja për të cilën paraardhësit tanë luftuan në betejat, shkencëtarët krijuan dhe të ndërtuan mjedisin tonë dhe në këtë mjedis mbaj gjallë trashëgiminë, identitetit kulturor, do të vazhdojmë këngët dhe vallet tona, alfabetin cirilik”, ka thënë ai.

Mirëpo, edhe këtë herë Gjuriq nuk i ka ndalur provokimet, në Graçanicë e quajti Kosovën zemra e Serbisë.

Përpos kësaj, Gjuriq ka deklaruar  se pas festës së Vidovdanit, Qeveria e Serbisë do t`i tregojë Listës Serbe se si të veprojë lidhur me situatën politike në Kosovë. /Lajmi.net/