Gjuriq kritikon Tahirin nga veriu (video)

Marko Gjuriq ka kritikuar zëvendëskryeministren në largim, Edita Tahirin se po e tension situatën. Ai ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë të qëndrojë pranë serbëve në Kosovë. 

Lajme

09/07/2014 11:49

Në prag të nisjes së punimeve në të ashtuquajturin sheshin “Cara Llazari” në pjesën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë, Drejtori për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marco Gjuriq, ka shfrytëzuar rastin të përçojë edhe mesazhe politike.

Gjuriq, i shoqëruar nga kryetari i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe bashkëpunëtor të tjerë, ka thënë para gazetarëve në Veri se Serbia ka qëndruar dhe do të vazhdoj të qëndroj pranë popullatës serbe në Kosovë.

Sipas tij, për ‘Parkun e Paqes’ nuk vendos Edita Tahiri, e cila me deklarata e saja të pamenduara mirë mund të ndikoj vetëm në tensionimin e situatës dhe marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbeve.

“Konsideroj se porosia për shkatërrimin e parkut dhe kërcënimet e ndryshme, absolutisht nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemit, si dhe dëshiroj po ashtu që nga ky vend të dërgoj mesazhin se askush, dhe veçanërisht EditaTahiri nuk do të shkatërroj asgjë këtu në veri të Mitrovicës”, ka thënë Gjuriq.