Gjuriq kërcënon serbët: Po u bëtë pjesë e Ushtrisë së Kosovës do dënoheni me 10 vjet burg

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

25/04/2018 11:54

Pas thirrjes që serbët që bëhen pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Gjuriq i ka dërguar mesazh atyre: “të deklarohen të padëshiruar në të gjitha objektet publike, të mos thirren as në gëzim dhe as në pikëllim, as në kishë dhe as në kafene dhe që serbët të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës, por të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe të merren me sigurinë e serbëve në Kosovë, ka ardhur edhe një mesazh.”

“Ky është aktivitet i paligjshëm, në të cilën qytetarët tanë nuk duhet të marrin pjesë”, ka thënë Gjuriq duke vazhduar me porosinë se serbët nuk mund të hyjnë në të ashtuquajturën Ushtri e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se qëndrimi i Serbisë në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës është unik dhe i qartë:

“Çfarëdo krijimi i formacioneve ilegale paraushtarake në territorin e tonë është në kundërshtim me Rezolutën 1244, në kundërshtim me Marrëveshjen Ushtarako Teknike të Kumanovës dhe me qëllim tonë kryesor shtetëror e kombëtar e ai është stabilizimi afatgjatë i rrethanave. Njëzëri jemi kundër saj, Lista Serbe e kundërshton këtë dhe ajo e ka përkrahjen e kryetarit dhe të qeverisë së Serbisë.”

Sipas të dhënave të fundit në FSK janë 103 pjesëtarë të komunitetit serb. /Lajmi.net/