Gjuriq i bën thirrje Serbisë ta mbrojnë Trepçën dhe Gazivodën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka uruar sot Ditën e Minatorëve, veçanërisht minatorët e Trepçës.

Lajme

05/08/2018 16:20

Gjuriq ka theksuar se këtë vit kjo ditë po festohet brenda një periudhe ku si komb po kalojnë nëpër ditë tejet të vështira, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi dëshmitarë të sfidave dhe kërcënimeve të vazhdueshme të cilat lidhet me sistemin e energjisë në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka linja të kuqe dhe të qarta kur është fjala për Trepçën  dhe sektorin e energjisë në Kosovë. Kështu që unë dua që Republika e Serbisë të mbrojë Trepçën, hidrocentralin e Gazivodës (Ujëmani) dhe nënstacionin e Valaçit”, është shprehur Gjuriq.

Ai ka shtuar se duhet të vazhdojnë ta mbajnë Trepçën pasi nëse ajo preket shkatërrohen thelemet e ekzistencës së popullit serb./Lajmi.net/