Gjuriq: Edhe në Bruksel vërehet ndikimi amerikan

Roli i SHBA-së në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është i drejtpërdrejtë, por roli i tyre në kuptimin politik, është shumë i rëndësishëm, ka thënë Marko Gjuriq.

Lajme

23/06/2015 23:26

“Ata fizikisht nuk gjenden në dhomë, por mendoj se sot kishte më shumë bisedime të ndara me përfaqësues të disa vendeve, përfshirë edhe amerikanët, dhe roli i tyre në kuptimin politik është shumë i rëndësishëm”, tha për RTS-në drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në negociatat në Bruksel.

Amerikanët, sipas Gjuriqit, kanë një ndikim shumë më të madh në Prishtinë se sa shumë vende evropiane dhe ata që i udhëheqin këto bisedime si ndërmjetësues, shumë shpesh.

“Kam përshtypjen se i thirrin për ndihmë”