Gjumi ideal për secilën moshë

Sa shumë keni nevojë të flini në moshën që jeni? Këtu, hulumtues nga SHBA kanë treguar sasinë e gjumit të cilën duhet ta bëni bazuar në moshën që e keni.

Lifestyle

07/02/2015 19:08

Njëri nga faktet e gjumit të cilin e kemi ditur që një kohë të gjatë është të kemi 8 orë gjumë çdo natë. Kjo ndoshta është pikë e përshtatshme fillestare për të rriturit e rinj, por jo për edhe të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët, transmeton Lajmi.net.

Tani, Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka përditësuar udhëzimet e saj mbi atë se sa orë gjumë kanë nevojë njerëzit, duke shtuar në kllapa moshën e tyre në bazë të orëve të udhëzuar.

Këtu më poshtë e keni listën e rekomandimeve bazuar sipas moshës:

– Të porsalindurit (0-3 muaj): 14-17 orë
– Foshnje (4-11 muaj): 12-15 orë
– Të vegjëlit (1-2 vjet): 11-14 orë
– Parashkollorët (3-5 vjet): 10-13 orë
– Fëmijët e shkollës fillore (6-13 vjet): 9-11 orë
– Adoleshentët (14-17 vjet): 8-10 orë
– Të rriturit e rinj (18-25 vjet): 7-9 orë
– Të rriturit (26-60 vjet): 7-9 orë (s’ka ndryshim)
– Të moshuarit (65+ vjet): 7-8 orë