Gjumi i tepërt shkakton sulm

Gjumi është thelbësor për një shëndet të mirë, por ta teprosh duke fjetur mund të mos jetë mirë për të gjithë.

Lifestyle

10/04/2015 19:17

Hulumtimi i botuar kohët e fundit në revistën Neurologjia ka gjetur se njerëzit e moshave të mesme dhe më të vjetër të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë kanë një rrezik më të lartë nga një sulm.

Gjetjet janë paraqitur së bashku me një meta-analizë nga 11 studime të mëhershme nga shtatë vende të ndryshme që përfshinin më shumë se një milion njerëz, të cilët gjithashtu tregonin se gjumi i tepërt mund të shkaktojë vdekje më të hershme, transmeton Lajmi.net.

Gjumi i dobët është gjithashtu një shqetësim i rëndësishëm shëndetësor sepse është i njohur për ndikimin në emocione dhe mirëqenie, cilësinë e jetës, produktivitetin dhe punën. Por, vetëm pagjumësia nuk është e lidhur me vdekjen e parakohshme.

Ndryshe, gjumi nëse është shumë i shkurtër apo shumë i gjatë mund të jetë gjithmonë problematik.

Pas analizave të 10,000 njerëzve të moshave të ndryshme, hulumtuesit gjetën se ata të cilët kishin bërë gjumë më të gjatë kishin një rrezik më të lartë nga sulmet e ndryshme, transmeton Lajmi.net.

Për më tepër, duke pasur gjumë të mirë edhe në ato orë të gjata prapë nuk doli të jetë mbrojtës kundër këtij rreziku.

Gjumi më pak se gjashtë orë ishte i lidhur 19% me rrezikun nga një sulm. Por, lidhja mes gjumit dhe sulmit tregonte një rrezik më të madh nëse gjumi bëhej më tepër se tetë orë.

Gjithashtu janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit vdekjet në gjumë tek shumica e të rinjëve në botë, që është gjithashtu e lidhur me të fjeturit e tepërt.