Gjumi dhe pesha, lidhja e fortë që ndoshta nuk e dinit

Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë.

Lifestyle

19/03/2018 22:40

Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.

Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se mungesa e gjumit tek meshkujt, i bën ata më të predispozuar të përzgjedhin ushqime me shumë kalori.

Femrat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa të shtojnë minimalisht 5 kg në peshë, në krahasim me gratë që flenë 7 orë në ditë.

Raporte të tjera shkencore mbi këtë çështje kanë zbuluar që lidhja mes gjumit dhe mbipeshës është e vërtetë edhe tek fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas shkencëtarëve, kohëzgjatja e gjumit ndikon hormonet e urisë dhe stimulon oreksin.

Një faktor tjetër kontribues në këtë lidhje mes peshës dhe gjumit, është se mungesa e këtij të fundit shkakton lodhje dhe më pak dëshirë për aktivitet fizik.

Mungesa e gjumit krijon një rreth vicioz në organizëm.

Sa më pak të flini aq më të larta janë nivelet e kortizolit dhe aq më të uritur do të ndiheni.

Kjo nënkupton që do të kryeni zgjedhje të këqija ushqimore në përpjekje për t’u ndier mirë.

Kur organizmi është i stresuar, përpiqet të prodhojë serotoninë për t’u qetësuar.

Mënyra më e lehtë për të prodhuar këtë hormon është duke ngrënë karbohidrate dhe ushqime me yndyrë.

Këto të fundit nxisin një reagim neurokimik.

Mungesa e Gjumit e Frikëson Organizmin

Mungesa e gjumit prish aftësinë e organizmit për të përpunuar ëmbëlsirat.

Sheqeri mbetet në gjak dhe nivelet e tij janë të larta.

Mungesa e gjumit nënkupton se qelizat e yndyrës kanë 30% më pak aftësi të përballen me insulinën.

Nga ana tjetër, kur nuk flini, trupi ndihet sikur po i kanoset diçka e rrezikshme.

Metabolizmi ngadalësohet, sepse organizmit i duhet të akumulojë energji dhe të ruajë burimet e nevojshme për të mbijetuar.

Gjumi, Miku Juaj Më i Mirë

Gjumi është me të vërtetë miku më i mirë i trupit dhe trurit.

Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe jini besnikë të regjimit që do të vendosni.

Një regjim i mirë gjumi rregullon edhe orën e brendshme të trupit dhe ju fal qetësinë e nevojshme.

Gjumi duhet të jetë një prioritet sepse nëpërmjet tij ushqeni të gjithë organizmin.