Gjuhet me armë zyra e kryetarit në Leposaviç

Mbrëmë rreth orës 22 është shkrepur breshëri plumbash nga armë zjarri në ndërtesë të Qendrës për punë sociale në Leposaviq, në kabinetin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe në hapësirat partiake të “Partisë së serbëve të Kosovës”, është kumtuar nga kabineti i kryetarit të Komunës Dragan Jablanovic.

Lajme

30/05/2017 09:32

Sulmin për gazetametro.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘Po, e kanë gjuajtur me armë, kallashnikov, ndërtesën ku është vendosur kryetari i Leposavicit’, thonë në PK.

Për shkak të incidentit sot në ndërtesën e Qendrës për punë sociale në Leposaviq do të mbahet konferencë për shtyp, pretendohet në kumtesë.