Gjuha shqipe, zyrtare në Bronks të Nju Jorkut

Gjuha shqipe përdoret në tabelat orientuese në spitalet amerikane. Kjo ka filluar të aplikohet edhe në spitalin publik “Jacobi Medical Center” në lagjen Bronksit të Nju Jork-ut.

Lajme

19/03/2015 13:01

Një shqiptar me emrin Gjokë Gojçaj, ka publikuar një foto, ku shihet tabela orientuese në një spital në lagjen e Bronksit e cila njihet për një prezencë të konsideruar të komitetit shqiptarë atje.

“Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan. Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”, e ka komentuar këtë risi profesor Gjokë Gojçaj në rrjetet sociale.

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.