Gjuan me armë zjarri në aheng

Një person është ndaluar dje në fshatin Arllat të Drenasit pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjarë.

Lajme

15/10/2018 10:38

Gjatë një ahengu në fshatin Arllat të Drenasit një person ka shtënë me armë zjarri, njofton PK, përcjell lajmi.net

Të dyshuarit i janë konfiskuar një pistoletë dhe tre fishek.

“Është raportuar se në një aheng familjar, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me tre fishek. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Lajmi.net/