Gjoza nuk ka dyshim për pastërtinë e Romela Begës

Elez Gjoza ka reaguar paslajit të bujshëm se Romela Begaj ka dalur pozitive në testin doping.

Sport

16/01/2018 13:19

Presidenti i Federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza ka reaguar paslajit të bujshëm se Romela Begaj ka dalur pozitive në testin doping.

Ai është shprehur i shqetësuar nga situata, ku për për Panorama Sport ka deklaruar se peshëngritësja Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë.

“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, ka deklaruar Gjoza.