Gjoshi i PDK-së: Kurti po bën monolog, nuk po i shërben konsensusit

Përfaqësuesi i PDK-së në tryezën e sotme të partive politike, Betim Gjoshi ka thumbuar drejtuesin e kësaj tryeze, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Lajme

25/05/2018 13:39

Teksa ka shfaqur qëndrimin e PDK-së lidhur me deklaratën e tryezës së sotme të partive politike, Gjoshi e ka kundërshtuar këtë deklaratë që sipas tij nuk paraqet konsensusin e takimit, por vetëm qëndrimet e një individi që gati gjysmën e takimit e mori duke bërë monolog.

“Deklarata e cila na është shpërndarë është e papranueshme. Është e njëanshme dhe nuk paraqet as qëndrimet që dolën nga kjo tryezë. Ne do t’i mbështesim edhe në të ardhmen tryezat që do t’i shërbejnë konsesusit dhe kjo e sotmja më së paku i shërbeu këtij qëllimi. Edhe deklarata e dëshmon se nuk i paraqet qëndrimet e tryezës, por paraqet qëndrimet e një individi që gati gjysmën e takimit na mori duke bërë monolog”, ka thënë Gjoshi.

Kjo deklaratë është kaluar në heshtje nga Kurti i cili ka kaluar fjalën tek një përfaqësues i një subjekti tjetër politik.