Gjoks pule me susam

Recetë e shpejtë dhe e shijshme me gjokse pule dhe susam.

Lifestyle

20/10/2014 19:03

Përbërësit:

350 g gjoks pule me feta
1 vezë
50 ml qumësht
60 g miell i bardhë
40 g fara susami
100 ml vaj luledielli
kripë

Përgatitja: 

Në një tas rrihni vezën me qumështin dhe një majë luge kripë. Në një tas tjetër, bashkoni miellin me farat e susamit. Lyeni copat e gjoksit të pulës më parë me vezë e qumësht, pastaj me miellin me fara susami. Në një tigan me vaj të ngrohtë skuqni copat e pulës, kullojini dhe thajini mbi letër kuzhine. Hidhuni pak kripë dhe shërbejini sipas dëshirës me sallatë mikse me vaj dhe limon.