Gjokoviq në finale të Wimbledonit pas fitores ndaj Nadalit në ndeshjen që zgjati dy ditë

Novak Gjokoviq mposhti Rafael Nadalin në një gjysmëfinale epike që u luajt në dy ditë dhe iu deshën 5 sete për të shpallur fituesin.

Sport

14/07/2018 16:53

4-6, 6-3, 6-7, 6-3 dhe 8-10 rezultati i kësaj përballjeje fantastike.

Tenisti serb do të luajë tashmë në finalen e madhe të Wimbledon ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson, i cili kaloi në finale pasi mundi në 6 orë e 36 minuta amerikanin John Isner.

Gjokoviq kishte dy vite që nuk luante një finale Grand Slam-i.