Gjokoviq bën historinë, serbët festë të çmendur me kallashnikov (Video)

Teniseri numër një në botë, Novak Gjokoviq, dje fitoi çmimin e Roland Garros në përballjen me britanikun Andy Murray, duke u bërë kështu i teti teniser në histori që fiton katër shpërblimet më të mëdha të tenisit, dhe përveç kësaj me gjasë që këtë ta bëjë edhe brenda një viti.

Fun

06/06/2016 10:17

Kjo ka bërë që shumë serbë ta shikojnë me emocion këtë ndeshje, dhe pas fitores të festojnë edhe si të çmendur, transmeton lajmi.net.

Dy të rinj në Bileq të Republikës Serbe në Bosnje e Hecergovinë, me armë në duar kanë pritur përfundimin e meçit.

Emocionet e tyre të momenteve të fundit të meçit, kanë shpërthyer me poenin i cili bashkombasin e tyre me origjinë nga Kosova e futi në histori. Ata me armët e tyre në duar dalin në rrugë dhe shtijnë në ajër, fatmirësisht pa shkaktuar ndonjë viktimë. /lajmi.net

YouTube player