Gjobitet Google me 2.4 miliardë euro

Google është gjobitur me 2.4 miliardë euro, nga Komisioni Evropian i cili mori vendim se kjo kompani ka abuzuar me fuqitë e saj duke promovuar shërbimet për blerje të saja, duke i vendosur në krye të listave pas kërkimit.

Bota

27/06/2017 12:21

Kjo shumë njëkohësisht shënon gjobën më të madhe deri më tani, ndaj një kompanie për prishjen e tregut.

Me anë të këtij vendimi Google është urdhëruar që t’i ndërpres praktikat anti-konkurruese brenda 90 ditësh, ndryshe do të ballafaqohet me sanksione të tjera.

Ndërsa kompania amerikane mendohet që do ta kundërshtoj këtë vendim.