GJND: Serbia s’ka kryer gjenocid në Kroaci

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka shpallur vendimin e saj sipas të cilit Serbia nuk ka kryer gjenocid gjatë luftës në Kroaci.

Lajme

03/02/2015 09:56

Qeveria kroate kishte pretenduar se Serbia ka kryer gjenocid në qytetin e Vukovarit dhe gjetkë dhe e kishte paraqitur rastin në GJND me qëllim që të dihej e vërteta dhe të bënte Beogradin zyrtarë të paguante dëmshpërblimet për luftën katërvjeçare, e cila morri më shumë se 20 mijë njerëz.

Duke folur në gjykatë, të martën, gjykatësi Peter Tomka tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur të mos e shpall fajtore Serbinë, pasi pas shqyrtimit të lëndës, është “vërtetuar” se ajo nuk ka kryer gjenocid gjatë luftës në Kroaci.

“Dëshmitë që ka paraqitur ana kroate nuk ishin të mjaftueshme për të provuar se veprimet e kryera nga forcat serbe kishin qëllim të veçantë që përkojnë me aktet e gjenocidit”, tha Tomka.

——————————————————————————-

Sot shpallet vendimin për gjenocid,  Kroacia pret ndëshkimin e Serbisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë do të shpallë të martën vendimin e saj lidhur me atë nëse Serbia ka kryer apo jo gjenocid gjatë luftës katërvjeçare me Kroacinë.

Qeveria kroate pretendon se Serbia ka kryer gjenocid në qytetin e Vukovarit dhe gjetkë në vitin 1991. Serbia nga ana tjetër, pas kërkesës së Zagrebit që ia ka bërë GJND-së, ka paraqitur një kundër-ankesë, sipas së cilës autoritetet kroate të asaj kohe janë fajtore për dëbimin e më shumë se 200.000 serbëve nga Kroacia.

Rreth 20 mijë njerëz vdiqën gjatë luftës 1991-1995, kur Kroacia u shkëputën nga Jugosllavia.

Qyteti kroat i Vukovarit u shkatërrua kur ai u pushtua nga serbët për tre muaj në vitin 1991. Dhjetëra e mijëra kroatëve etnikë u zhvendosën, dhe rreth 260 burra kroatë u arrestuan dhe vranë.

Katër vjet më vonë, Operacioni Stuhia i kryer nga Ushtria kroate bombardoi zonën me shumicë etnike serbe, Krajinën, duke detyruar rreth 200 mijë njerëz që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Kroacia paraqiti rastin e saj fillestare në GJND në vitin 1999, duke akuzuar serbët, të udhëhequr nga presidenti Sllobodan Millosheviq, se gjatë luftës në Kroaci kryen gjenocid. Ajo gjithashtu kërkon që Serbia të paguajë kompensim për dëmet e shkaktuara gjatë luftës katërvjeçare.

Anna Holligan, korrespondente e BBC-së në Hagë, thotë se për disa ky vendim ligjor do të ndihmojë për të hedhur dritë mbi atë që në të vërtetë ka ndodhur në vitet më të errëta të Ballkanit. Megjithëse sipas saj, gjenocidi është akuza më e rëndë për krime, dhe vështirë për tu provuar.

Sidoqoftë, GJND do të vendos, do të shpallë njërin vend ose tjetrin fajtor për gjenocid, nxitje për të kryer gjenocid ose do t’i shapllë të dyja bashkëfajtore në gjenocid.

Të dyja palët kanë thënë se do të pranojë vendimet, të cilat priten të fillojnë në orën 10:00 sipas kohës lokale.

Ministri kroat i Drejtësisë, Orsat Miljeniq, ka thënë se qëllimi kryesor i qeverisë kroate është të paraqesë atë që ndodhi gjatë luftës dhe që ishte agresioni kundër Kroacisë. Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka përshkruar verdiktin si një prej ngjarjeve më të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe.

“Kjo ndoshta do të jetë fundi i një procesi që ka zgjatur për 15-20 vjet dhe do t’i japë fund luftës të të dyja palëve për të provuar se kush është krimineli më i keq”, ka thënë Daçiq, ish zëdhënës i Slobodan Millosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi (Kroaci, Bosnje, Kosovë), luftra këto që u nxitën, u nisën dhe përfunduan me krime të kryera nga Serbia, të tilla fare nuk i ka njohur Evropa që prej Luftës së Dytë Botërore.