Gjithmonë i pavarur (video)

Hasan Gashi thotë se nëse merr besimin e elektoratit, subjektet tjera politike do të mbesin në opozitë. Beson se zërin e qytetarëve do ta ngris si deputetë i pavarur, pavarësisht ofertave tunduese që mund të ketë nga partitë tjera. Premtimet e subjekteve politike i quan të parealizueshme.

Lajme

04/06/2014 17:45

Kandidati i vetëm i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, Hasan Gashi, ndonëse i vetëm, me trimëri të plotë thotë se do të jetë personi që kolegët e tij të mundshëm deputetë, do t’i dërgojë në opozitë.

Gashi në një bisedë për lajmi net, shkon edhe më tej, duke pretenduar se do t’i marrë shumicën e votave, edhe pse për këtë nuk është shumë i bindur.

“Nëse arrijë të fitojë shumicën e votave, ju kam treguar subjekteve tjera politike që ju do të mbeteni në opozitë dhe do ta formojë qeverinë me qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Qytetarët do të jenë ata të cilët do të vendosin se kush do të jetë kryeministër”.

Pavarësisht ofertave që mund të vijnë në adresë të tij, Gashi pohon se nuk do të i bashkohet asnjë subjekti politikë.

Ai thotë se do të mbetet deputet i pavarur dhe do të ngris zërin e qytetarëve të Kosovës.

“Kur unë marr një vendim nuk zmbrapsem. Unë kam dhënë besën dhe fjalën ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës se do t’i përfaqësojë ata. Kam hyrë i pavarur dhe do të mbes i pavarur.

Duke folur për premtimet e partive politike ai mendon se ato janë të parealizueshme.

Hapja e 200 mijë vendeve të reja të punës janë të paarritshme.

“Çdo subjekt politik po premton atë çka është e pamundur. Premtimet e dhëna gjatë fushatës nga partitë politike nuk mund të realizohen. Premtimet për 200 mijë vende pune nëse bëjmë një kalkulim janë të parealizueshme”.