Gjithçka që mbretëresha Elizabetë ha dhe pi për tre vakte (Video)

Derisa ju mund të supozoni se çfarë mund të hajë ose të pijë mbretëresha Elizabetë, ajo shijon mëngjeset, drekat dhe darkat në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fun

24/06/2017 15:36

Sipas The Telegraph, dy herë në javë shefi i shtëpisë mbretërore, Mark Flanagan, i ofron mbretëreshës sugjerime të menysë, të cilën ajo mund ta miratojë ose ‘ta flakë tutje’, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, kuzhinieri i vjetër i kuzhinës mbretërore, Darren McGrady, thotë se mbretëresha ha që të jetojë, ndryshe nga princi Filip, të cilit i pëlqen të hajë e madje të flasë për ushqime tërë ditën.

Ai thotë se kur ajo ha, është shumë e disiplinuar.

Më poshtë, ju mund t’i hedhni një vështrim një dite tipike të mbretëreshës, që prej çajit që pi, biskotat që ha kur zgjohet, e deri tek shampanja dhe çokollata në mbrëmje që i përdor. /Lajmi.net/

YouTube player