Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Kim Jong Un – Lajmi.net
Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Kim Jong Un
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:10, 9 June 2018
Të martën e ardhshme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Lideri Suprem i Republikës Demokratike Popullore të Koresë, ose Koresë Veriore, do të takohen për herë të parë.

Pas disa muajve të çmendur në vitin 2017, kur nga mediat të gjithë kemi lexuar, se lufta e tretë botërore ishte afër, Donald Trump dhe Kim Jong Un tani siç po shihet kanë filluar të e qojnë më mirë se në të kaluarën.

Korea Veriore ka qenë në këtë gjendje qysh nga viti 1951, në luftën Koreane.

Shteti i Koresë Veriore, tenton të japë fjalë të mëdha, pa pasur ndonjë impakt në politikën e shteteve perëndimore.

Që kur Donald Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017 ka qenë pothuajse në përplasje të pashmangshme me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Barack Obama i ka thënë Trump se Korea Veriore do të jetë dhimja më e madhe e kokës që do të duhet të merret gjatë qëndrimit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dhe ai u morr me këtë çështje ashtu siç ai di më së miri, përmes postimeve të tij në Twitter.

Për disa muaj, Presidenti Trump, kishte këcënuar Korenë veriore me “zjarr dhe tërbim.”

Por në muajt e parë të këtij viti, Trump ka qetësuar retorikën kundër Kim dhe mandej ka thënë se do të e takojë atë.

Me 9 mars, takimi i diskutuar është bërë diçka konkrete dhe e mundshme. Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, ka mbajtur një takim paprecedent me Kim në Pyongyang. Me 20 prill, Kim i ka suspenduar të gjitha testet për armë bërthamore.

Me 10 maj, është paraparë që takimi të mbahet në Singapor me 12 qershor, dhe e pamundura ishte shumë afër të bëhej e mundur. Korea Jugore e sheh këtë takim me sy shumë optimist.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO