Gjithçka për të luftuar ISIS-in, qytetari kurd ndërton auto-blindë (Video)

Një auto-blindë në oborrin e një shtëpie private nuk është diçka që ndodhë zakonisht. Por në një luftë si ajo që kurdët po e bëjnë kundër ISIS-it, nuk duhet të na habisë. 

Bota

20/10/2014 00:58

Një farkëtari irakian i kombësisë kurde, i janë dashur 2 muaj nga 10 orë në ditë punë që ta ndërtojë këtë mjet luftarak, për t’iu kundërvënë terroristëve të ISIS, transmeton lajmi.net.

Aeroplanët e shteteve perëndimore dhe aleatët po sulmojnë nga ajri ISIS-in, por përballjen e drejtpërdrejtë në vijat e frontit po e bëjnë vendasit.

Ndërsa, janë qytetarët kurdë që me të gjitha forcat janë u janë kundërvënë terroristëve. Ata po ndërtojnë edhe mjete luftarake në formë artizanale, vetëm e vetëm që mos të lejojnë terroristët të arrijnë cakun e tyre. (lajmi.net)