Gjithçka për para? Gruaja e Depp dëshiron të përfitojë 300 milionë dollarë nga ndarja! (Foto)

Hamshori hollivudian, Johnny Depp, i ka hedhur poshtë pretendimet e gruas se tij, Amber Heard, që e ka përshkruar si një tiran dhe e cila ka thënë se kishte vërtet shumë frikë se i rrezikohej jeta.

ShowBiz

30/05/2016 09:25

Avokatët e aktorit do t’i kundërshtojnë pretendimet aktores se ai e ka qëlluar me një telefon së fundmi dhe se ka ushtruar dhunë fizike edhe në disa raste të tjera.

Një avokate e Depp ka thënë se gruaja e tij po përpiqet t’ia rrëmbejë pasurinë aktorit dhe është fjala për 300 milionë dollarë që dëshiron ajo të përfitojë nga shkurorëzimi.

“Amber po përpiqet të përfitojë një shumë të madhe duke përdorur pretendimin se është sulmuar fizikisht”, ka thënë mes tjerash avokatja.

Në ndërkohë, Heard është fotografuar në disponim të mirë pas takimit me avokatët e saj. /Telegrafi/