Gjithçka “Ok” me Ronaldon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka mohuar spekulimet se ekzistojnë tensione mes tij dhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Sport

05/09/2014 14:28

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka insistuar se nuk ekziston asnjë problem mes tij dhe Cristiano Ronaldo.

Më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se ylli portugez është i pakënaqur me kryesinë e klubit dhe Perezin që lejuan largimin e dyshes Angel Di Maria dhe Xabi Alonso gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, kreu i gjigantit madrilen ka insistuar se gjithçka është në rregull në raportin e tij me Ronaldon.

“Nuk kam asnjë problem me të, besnikëria e tij ndaj klubit nuk mund të vihet në diskutim”, u shpreh Perez gjatë një konference për shtyp. Perez po ashtu bëri të ditur pse Real Madrid nuk e angazhoi Radamel Falcaon nga Monaco, i cili në fund u huazua në Manchester United.

“Kemi marrë një vendim duke e bazuar në vlerësim ekonomik. Kemi vendosur të mos e blejmë. Ka qenë i rëndësishëm edhe mendimi i trajnerit”, u shpreh ai.