Gjithçka gati për performancën e Elvana Gjatës në Prishtinë

Ka disa ditë që këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata ka paralajmëruar koncertin në Prishtinë.

ShowBiz

14/07/2018 16:01

Lajmi.net para pak çastesh ka treguar se Gjata tashmë ka arritur për koncertin që mbahet sonte me fillim nga ora 19:00, tek Bibloteka Kombëtare, shkruan lajmi net.

Siç mësohet gjithçka është gati për performancën e artistes, skena, provat e fundit të saj të gjitha janë përfunduar.

Padyshim se, Elvana do sjell një atmosferë të paharruar me këngët dhe hitet e shumta para fansave të saj. /Lajmi.net/